Qeshim
  • Kreu
  • LOT
    • Gazmore
    • Meme
  • Kaos
    • Katastrofë
    • Debat
    • Stres
  • Alarm
    • Spiuni i Lagjes
  • Kujtimet e Kuqe
    • Ditari i Dritës
    • Zëri Pas Buzëkuqit
  • Video
Asnjë përmbajtje e disponueshme për këtë term
Shfaq të gjitha rezultatet
E premte, 12 Qershor, 2026
  • Identifikohu
  • Regjistrohu
Qeshim
Asnjë përmbajtje e disponueshme për këtë term
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Ditari i Dritës

Zgjimi në vilën e re të partisë

Ditari i Dritës / Dita e 9-të

Qeshim nga Qeshim
16 Shtator 2025
në Ditari i Dritës
Koha e Leximit: 3 min
810 9
0
Zgjimi në vilën e re të partisë
230
SHARES
1.3k
SHIKIME
ShareWhatsapp
U zgjova sot herët në vilën e re të Partisë . Muret e saj të bardha më dukeshin si faqe fletoreje, ku do të shkruhej historia e re e Korçës. Në verandë, trëndafilat e kuq hapeshin krenarë, si delegatë partie që presin sinjalin për duartrokitje.
U vesha me kostumin gri të stofit. Ai më rrinte ngjitur në trup si uniformë beteje, e qepur posaçërisht që të mos hapej pa vendim të Komitetit. Bëra një kafe të zezë dhe e piva me ngadalë, ndërsa dëgjova gjëmimin e motorit të Volgës që më priste jashtë. Dola jashtë. Shoferi im Tefiku njeri serioz, sy i Sigurimit, më hapi derën. Pas nesh u renditën dy GAZ të tjera me kuadro dhe oficerë partie.
Eskorta u nis drejt kooperativës në fshatin Pojan si një karvan triumfi. Kur hyra në fshat, fëmijët vrapuan pas makinës, duke thirrur: “Rroftë Partia! Rroftë Shoqja Drita!” – por më shumë dukeshin sikur kërkonin një karamele që nuk ekzistonte. Gratë e kooperativës më pritën me buqeta qepësh dhe mollë të tharta.
— Shoqe, këto janë frutat e djersës sonë, — më tha njëra.
Era e qepëve më shpërtheu sytë, dhe qava më shumë se në mbledhjen e Byrosë Politike.Një lopë  më pa drejt dhe belbëzoi aq fort, sa m’u duk sikur po jepte raport para Partisë. Ky ishte simboli i pushtetit: edhe kafsha fliste gjuhën e ideologjisë. Brohoritjet e fshatarëve tronditën malet e Moravës, aq sa një shkëmb u shkëput dhe ra si aplaus guri mbi një fushë me grurë. Burrat tundnin lopatat si gladiatorë romakë. Një burrë, nga entuziazmi, më shtrëngoi dorën – duart i kërcisnin si vinç metalurgjiku.
“Mos ma shtyp, o burrë, se kjo dorë është për vulën e Partisë, jo për lopatën tënde!” – i thashë me zë të ulët.
Balta e fushës ishte djepi i socializmit, ku rriteshin të gjithë – gruri, qepët dhe ndërgjegjja klasore. Kur hipa në podiumin e improvizuar prej arkash me domate, thashë:
— Kooperativa nuk është thjesht arë, është katedrale proletare!
Fshatarët, me kurrizin e përkulur, më dukeshin si katedrale të gjalla, që luteshin për shi. Në atë çast, era fryu dhe ngriti fundet e grave lart, duke i valëvitur si flamuj të kuq.
Era vetë dukej sikur më shërbente si fanfarë revolucionare. Pas takimit, disa gazetarë lokale më pyetën nëse mund të botonin ditën e nesërme një artikull me titull “Shoqja Drita u prit në kooperativë si dielli që ngroh arat dhe zemrat. Çdo hap i saj mbi baltë u shndërrua në fitore të re bujqësore.”
Po mendoja me vete: “Po të ishte kështu, me një hap timin do të korrnim bukë për dhjetë vjet…!”
Etiketa: ditari i DritesKorce

GAZMORE

  • All
  • Gazmore
  • LOT
Lepuri
Gazmore

Lepuri që S’kishte Frikë nga Asnjë…

nga Qeshim
24 Shkurt, 2026
Gjirokastriti dhe vjehrri nga Labëria
Gazmore

Gjirokastriti dhe vjehrri nga Labëria

nga Qeshim
29 Tetor, 2025
Kur inteligjenca shitet me kile
Gazmore

Kur inteligjenca shitet me kile

nga Qeshim
22 Tetor, 2025
Shqiptar klasik në mërgim
Gazmore

Shqiptar klasik në mërgim

nga Qeshim
22 Tetor, 2025
Kur ta fut gruaja me spond
Gazmore

Kur ta fut gruaja me spond

nga Qeshim
21 Tetor, 2025
  • Kush jemi !
  • Reklama
  • Kontakto
  • Privatësia

© 2025 Qeshim - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Mirë se erdhët përsëri!

Identifikohu me Google
OSE

Hyni në llogari më poshtë

Harruat fjalëkalimin? Regjistrohu

Krijo një llogari të re!

Regjistrohu me Google
OSE

Plotësoni formularin më poshtë për t'u regjistruar

Të gjitha fushat janë të detyrueshme. Identifikohu

Rimerr fjalëkalimin tënd

Ju lutemi futni emrin e përdoruesit ose adresën e email-it për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist

Asnjë përmbajtje e disponueshme për këtë term
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • LOT
    • Gazmore
    • Meme
  • Kaos
    • Katastrofë
    • Debat
    • Stres
  • Alarm
    • Spiuni i Lagjes
  • Kujtimet e Kuqe
    • Ditari i Dritës
    • Zëri Pas Buzëkuqit
  • Video

© 2025 Qeshim - Të gjitha të drejtat e rezervuara