Qeshim është një platformë digjitale e dedikuar humorit të zgjuar, satirës së lehtë dhe argëtimit të përditshëm. Misioni ynë është të sjellim buzëqeshje në ditën tuaj përmes përmbajtjes origjinale, statusesh ironike, batutash që pasqyrojnë realitetin me humor dhe momenteve që të gjithë i përjetojmë — por i themi me të qeshur.
Themeluar në vitin 2010 nga një ekip krijuesish të pasionuar pas gjuhës, kulturës dhe humorit shqiptar, Qeshim është vendi ku e vërteta thuhet në mënyrën më zbavitëse të mundshme. Ne besojmë se humori nuk është thjesht argëtim, por edhe një mënyrë për të reflektuar, për të krijuar lidhje dhe për të kaluar më lehtë sfidat e përditshme.
Ajo që nisi si një ide e thjeshtë për të shpërndarë të qeshura, sot është kthyer në një faqe ku mijëra njerëz gjejnë nga pak veten – nëpër batuta, statuse, dhe meme që e godasin pikën.
Me kalimin e viteve, familja Qeshim është rritur: bashkëpunëtorë të rinj, mendje plot ide dhe duar që dinë ta shkruajnë humorin me finesë, janë bashkuar me ne për ta çuar të qeshurën edhe më larg.
Çdo postim që ndani, çdo të qeshur që shkaktojmë, është një hap më afër një komuniteti që e sheh jetën me pak më shumë dritë dhe shumë më pak stres.
Nuk merremi me politikë, me polemika, apo me lajme që të prishin ditën. Ka plot faqe për ato. Ne jemi këtu vetëm për të sjellë buzëqeshje dhe një dozë të shëndetshme humori. Dhe po, jemi totalisht të paanshëm – përveç kur bëhet fjalë për shakanë e radhës. Nëse çdo batutë, apo meme ju duket si sulm politik, ndoshta problemi s’është te ne… por te partia që keni në mendje. 😏
Nëse do një vend ku mund të qeshësh me veten, me botën dhe ndonjëherë edhe me ne… mirësevjen te Qeshim. Se jeta është më e lehtë kur e merr me sportivitet.