E lodhur nga burri i saj që vinte gjithmonë vonë nga loja e golfit, një grua vendosi t’i jepte fund lidhjes. Shkroi një shënim dhe e la në shtrat:
“Mbaroi. Nuk të duroj dot më. Po të lë. Mos u përpiq të më gjesh.”
Pastaj, mendoi të futej poshtë krevatit për të parë se si do reagonte ai kur te gjente letrën.
Pak më vonë, burri erdhi në shtëpi. Gruaja e dëgjoi dhe u fut me vrap në dhomën e gjumit , poshtë krevatit. Burri u fut në dhomë. Qetë qetë mori shënimin në dorë. E lexoi dhe po rrinte i menduar. Pas një çasti, mori një stilolaps dhe shënoi diçka.
Më pas mori celularin dhe bëri një telefonatë. Ajo dëgjonte me vëmendje. Zemra i rrihte fort.
“Hej, më në fund iku,” tha ai. Mjaft zgjati. Do të jem aty per pak. Vish atë veshjen seksi qe ta bleva ne Venecia. Do të kemi natën e jetës sonë.”
Thënë kjo, mbylli telefonin, mori çelësat e makinës dhe u largua.
E shtangur dhe e tërbuar, gruaja priti derisa u sigurua që makina ishte larguar. Duke u dridhur, doli nga poshtë krevatit me zemër të thyer. Mori në dorë shënimin për të parë se çfarë kishte shkruar, duke u përgatitur për më të keqen.
Shënimi shkruante:
“T’i pashë këmbët poshtë krevatit. Po shkoj të blej cigare. Kthehem për 5 minuta”