Qeshim
  • Kreu
  • LOT
    • Gazmore
    • Meme
  • Kaos
    • Katastrofë
    • Debat
    • Stres
  • Alarm
    • Spiuni i Lagjes
  • Kujtimet e Kuqe
    • Ditari i Dritës
    • Zëri Pas Buzëkuqit
  • Video
Asnjë përmbajtje e disponueshme për këtë term
Shfaq të gjitha rezultatet
E premte, 12 Qershor, 2026
  • Identifikohu
  • Regjistrohu
Qeshim
Asnjë përmbajtje e disponueshme për këtë term
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Alarm Spiuni i Lagjes

Selfie me Kapitalizmin

Për: Kryetarin e Degës së Brendshme

Qeshim nga Qeshim
8 Korrik 2025
në Spiuni i Lagjes
Koha e Leximit: 2 min
813 25
0
Selfie me Kapitalizmin

Imazh digjital krijuar me AI nga Qeshim

235
SHARES
1.3k
SHIKIME
ShareWhatsapp

Data: 28 Dhjetor 1986
Subjekti: Djaloshi me syze dielli dhe dëshirë për dalje jashtë

“Shoku Kryetar i Degës së Brendshme,

Më falni për shqetësimin, por më duhet të raportoj për një fenomen që më ka tronditur thellë shpirtërisht. Djaloshi i katit të tretë, emri i të cilit nuk po e përmend për arsye sigurie (por e kam shkruar në letër të veçantë në zarfin tjetër), është dëgjuar duke thënë se dëshira e tij më e madhe është të dalë jashtë shtetit për të bërë… SELFIE!*

Po, shoku Kryetar, ky element dekadent dëshiron të largohet jo për arsye politike, jo për arratisje klasike me not apo bunker në kurriz, por thjesht për të bërë foto me fytyrën e vet (Selfie) përballë Kullës Eiffel dhe për t’i hedhur në një rrjet misterioz që do lancohet vite më vonë dhe do te quhet “Instagram”, një lloj gazetë pa Partinë që e lexojnë të gjithë, por ku nuk shkruan askush për Thirrjen e Kongresit të Shtatë.

Ky mentalitet më tremb. Nëse nuk ndërhyjmë sot, në të ardhmen shqiptarët do të ikin jo për të shpëtuar, por për t’u kthyer mbrapsht me një valixhe me dhurata dhe një caption poshtë fotos që thotë “Life is beautiful” – pa përmendur as luftën e klasave, as shokun Enver, as plenumet!

Në vend të fletë-rrufeve, do të bëjnë “story”. Në vend të autokritikës, do të përdorin “filtra”. Dhe në vend të fjalës së Partisë, do të ndjekin njëfarë “influencer-i” që s’ka lexuar kurrë “Materializmin Dialektik”!

*Propozoj:

  1. Hetim të plotë për këtë të ri.

  2. Konfiskim të telefonit që ka më shumë butona se radioja e Komitetit.

  3. Edukim me punë – preferueshëm në minierën e Valiasit.*

Në mbrojtje të realitetit socialist,
Nexhmedin Vështrimi

Etiketa: InstagramipartiaSelfie

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

GAZMORE

  • All
  • Gazmore
  • LOT
Lepuri
Gazmore

Lepuri që S’kishte Frikë nga Asnjë…

nga Qeshim
24 Shkurt, 2026
Gjirokastriti dhe vjehrri nga Labëria
Gazmore

Gjirokastriti dhe vjehrri nga Labëria

nga Qeshim
29 Tetor, 2025
Kur inteligjenca shitet me kile
Gazmore

Kur inteligjenca shitet me kile

nga Qeshim
22 Tetor, 2025
Shqiptar klasik në mërgim
Gazmore

Shqiptar klasik në mërgim

nga Qeshim
22 Tetor, 2025
Kur ta fut gruaja me spond
Gazmore

Kur ta fut gruaja me spond

nga Qeshim
21 Tetor, 2025
  • Kush jemi !
  • Reklama
  • Kontakto
  • Privatësia

© 2025 Qeshim - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Mirë se erdhët përsëri!

Identifikohu me Google
OSE

Hyni në llogari më poshtë

Harruat fjalëkalimin? Regjistrohu

Krijo një llogari të re!

Regjistrohu me Google
OSE

Plotësoni formularin më poshtë për t'u regjistruar

Të gjitha fushat janë të detyrueshme. Identifikohu

Rimerr fjalëkalimin tënd

Ju lutemi futni emrin e përdoruesit ose adresën e email-it për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist

Asnjë përmbajtje e disponueshme për këtë term
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • LOT
    • Gazmore
    • Meme
  • Kaos
    • Katastrofë
    • Debat
    • Stres
  • Alarm
    • Spiuni i Lagjes
  • Kujtimet e Kuqe
    • Ditari i Dritës
    • Zëri Pas Buzëkuqit
  • Video

© 2025 Qeshim - Të gjitha të drejtat e rezervuara