Qeshim
  • Kreu
  • LOT
    • Gazmore
    • Meme
  • Kaos
    • Katastrofë
    • Debat
    • Stres
  • Alarm
    • Spiuni i Lagjes
  • Kujtimet e Kuqe
    • Ditari i Dritës
    • Zëri Pas Buzëkuqit
  • Video
Asnjë përmbajtje e disponueshme për këtë term
Shfaq të gjitha rezultatet
E premte, 12 Qershor, 2026
  • Identifikohu
  • Regjistrohu
Qeshim
Asnjë përmbajtje e disponueshme për këtë term
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Ditari i Dritës

Pogradec: Nga Turizmi tek surprizat e natës

Dita e 4-rt

Qeshim nga Qeshim
20 Gusht 2025
në Ditari i Dritës
Koha e Leximit: 7 min
815 9
0
Pogradec: Nga Turizmi tek surprizat e natës

Imazh digjital krijuar me AI nga Qeshim

232
SHARES
1.3k
SHIKIME
ShareWhatsapp
Mbrëmjen që shkoi, isha në Pogradec.
Më ftoi Nesti Shalëtymi, mësuesi i fiskulturës. Ishte shumë simpatik.
— Do vemi ne Turizmi 🍽️, kam përgatitur edhe një surprizë për ty, — më tha.
🚎 E kështu, me autobuzin e linjës vajtëm në Pogradec.
Hymë ne “Turizmi”. Aty ishin të gjithë djelmoshat e Gjolit 🌊 që nuk po m’i shkisnin sytë 👀.
U ulëm në tavolinën e cepit, kur ç’të shoh! Aty vjen dhe ulet në shoqërinë tonë Lasgush Poradeci — ✍️ poeti i famshëm.
Unë porosita një aranxhatë (se boza kishte mbaruar).
Nesti porositi konjak “Skënderbeu” ndërsa Lasgushi hapi torbën që kishte me vete dhe nxori disa 🍐 fiq.
— Unë ha vetëm fiqtë e bahçes sime, se kam frikë mos më helmojnë Maqedonsit. Të hedhin qimthin brenda ata, — më tha.
— Çfarë parfumi keni përdorur? — më pyeti Lasgushi.
— 🧼 Sapun Rrogozhine, — i thashë.
Aty qëndruam deri në mesnatë. U vonuam pak, sepse bashkë me Lasgushin thurëm edhe dy 📜 poezi. Bisedat rridhnin: Nesri fliste për sportin, Lasgushi për poezinë, unë për partinë.
Më pas dolëm nga Turizmi për u kthyer në Korçë por autobuzi i fundit kishte ikur.
— Qëndrojmë te Turizmi sot nëse dëshiron! — më thotë Nesti.
Aty u zverdha, u bëra 🍋 limon. Nuk dija çfarë të bëja. Thashë me vete po ky!?
— Unë beqare jam por…
U mendova dhe pak dhe…
— Në asnjë mënyrë, — i thashë.
— Qëndrojmë me dhoma të ndara, — më tha.
Ma prishi mendjen. Rashë dakord dhe shkuam te recepsioni për të rezervuar dhomat.
Unë rezervova suitën me pamje nga liqeni, ndërsa Nesti Shalëtymi dhomën ngjitur.
Sapo hyra në dhomë, bëra një dush e më pas ndeza televizorin Lura 📺 dhe po ndiqja lajmet: kishte rënë tërmet në Shkodër, duke shkaktuar viktima dhe dëmtime të mëdha.
Fatkeqësisht, 40 persona kishin humbën jetën 💔 në Shkodër. Ishin dëmtuar dhe shumë 🏚️ shtëpi e objekte social-kulturore.
Pas pak, ndjej që bie dera e suitës 🚪.
— Kush është? — i thashë.
— Nesti, Nesti… Po shihja lajmet në TV dhe mora vesh që ka rënë tërmet i fortë, por më iku pamja sepse mu bë ekrani me 🪰 miza! – më tha.
— Hajde hyr e shohim bashkë, — i thashë.
Aty së bashku pamë lajmet nga 🎙️ Tefta Radi… dhe “çrrënjosëm” nga zemrat tona dashurinë ❤️ dhe besnikërinë 🚩 për Partinë. Gjithashtu kuptuam që jo çdo gjë që tundet pas tërmetit janë paslëkundjet.
Etiketa: PogradecShoqja Drita

GAZMORE

  • All
  • Gazmore
  • LOT
Lepuri
Gazmore

Lepuri që S’kishte Frikë nga Asnjë…

nga Qeshim
24 Shkurt, 2026
Gjirokastriti dhe vjehrri nga Labëria
Gazmore

Gjirokastriti dhe vjehrri nga Labëria

nga Qeshim
29 Tetor, 2025
Kur inteligjenca shitet me kile
Gazmore

Kur inteligjenca shitet me kile

nga Qeshim
22 Tetor, 2025
Shqiptar klasik në mërgim
Gazmore

Shqiptar klasik në mërgim

nga Qeshim
22 Tetor, 2025
Kur ta fut gruaja me spond
Gazmore

Kur ta fut gruaja me spond

nga Qeshim
21 Tetor, 2025
  • Kush jemi !
  • Reklama
  • Kontakto
  • Privatësia

© 2025 Qeshim - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Mirë se erdhët përsëri!

Identifikohu me Google
OSE

Hyni në llogari më poshtë

Harruat fjalëkalimin? Regjistrohu

Krijo një llogari të re!

Regjistrohu me Google
OSE

Plotësoni formularin më poshtë për t'u regjistruar

Të gjitha fushat janë të detyrueshme. Identifikohu

Rimerr fjalëkalimin tënd

Ju lutemi futni emrin e përdoruesit ose adresën e email-it për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist

Asnjë përmbajtje e disponueshme për këtë term
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • LOT
    • Gazmore
    • Meme
  • Kaos
    • Katastrofë
    • Debat
    • Stres
  • Alarm
    • Spiuni i Lagjes
  • Kujtimet e Kuqe
    • Ditari i Dritës
    • Zëri Pas Buzëkuqit
  • Video

© 2025 Qeshim - Të gjitha të drejtat e rezervuara