Një çift i sapomartuar shkuan në muajin e mjaltit . Kur u kthyen, nusja e mori menjëherë në telefon të ëmën:
— Mami, ishte përallore, shumë romantike, por…
— Çfarë ke zemra ime, pse qan?! – pyeti e ëma e shqetësuar.
— Sapo hymë në shtëpi, ai filloi të përdorte një fjalor të tmerrshëm… katër fjalë që s’i kisha dëgjuar kurrë! Nuk jetoj dot me këtë njeri, hajde më mer mami!!!
Nëna u përpoq ta qetësonte:
— Mos u nxito, bija ime… më thuaj ç’fjalë të tha?!
Vajza psherëtiu, uli zërin dhe tha mes lotësh:
— Mami… ai tha: merru urgjent me pluhurat, larjen, hekurosjen dhe gatimin!