Ndjesë për lajmin por këto janë lajmet për sot, s’ka rëndësi a janë të vërteta.
Peqin – “Dikush e pranoi që nuk i kupton një memet e Qeshim – shokët i thyejnë telefonin”
Sarandë – “Një vajzë në plazh nuk postoi asnjë story në Instagram gjithë ditën– prindërit thanë ‘nuk është e jona kjo’”
Alarm në media!
“Nusja ktheu prapanicën drejt kamerës në dasmë – ekspertët thonë: ‘Kultura shqiptare në rrezik!’”
Elbasan – Një klient hyri në supermarket dhe nuk mori qese. Policia e arreston dhe ngel 2 vjet n’burg.
Shkodër – “Një burrë që s’iu përgjigj 7 herë telefonatës së gruas… çuditërisht mbijetoi – shkenca kërkon shpjegim”
Sarandë – Një vajzë doli pa grim në kafe. Shoqja e saj u ngrit dhe e pyeti: “A i ke mirë nga shtëpia?”
Lushnje – Një burrë piu lëng detoks. Shoqëria e tij burrërore e përjashtoi nga grupi.
Tropojë – Një dasmë u bë por nuk u filmua me dron. Gjyshja e nuses deklaroi: “Të përsëritet dasma”
Kavajë – “Nxënësi merr 10 në matematikë – prindërit e dërgojnë te Hoxha”
nga: Leta Gazeta