Tre pleq ishin ulur në verandën e azilit.
I pari thotë:
– Djema, jam 70 vjeç. Çdo mëngjes në 7:00 përpiqem të shkoj në tualet… por s’bëj dot gjë. Më kanë dhënë ilaçe sa të duash, por asgjë nuk bën punë.
I dyti thotë:
– Mendoni se keni probleme ju. Jam 80 vjeç. Në 8:00 çdo ditë, edhe unë mundohem të dal jashtë… kot. Edhe mua më dhënë një tufë me ilaçe, prapë hiç.
I treti buzëqesh dhe thotë:
– Djema, unë jam 90 vjeç. Në 7:00 shkoj si kampion në tualet. Në 8:00 përsëri, gjithçka në rregull.
Dy të tjerët e shikojnë të habitur:
– Atëherë cili është problemi yt?
Ai përgjigjet:
– Thjesht që nuk zgjohem dot para orës 9!