Qeshim
  • Kreu
  • LOT
    • Gazmore
    • Meme
  • Kaos
    • Katastrofë
    • Debat
    • Stres
  • Alarm
    • Spiuni i Lagjes
  • Kujtimet e Kuqe
    • Ditari i Dritës
    • Zëri Pas Buzëkuqit
  • Video
Asnjë përmbajtje e disponueshme për këtë term
Shfaq të gjitha rezultatet
E premte, 12 Qershor, 2026
  • Identifikohu
  • Regjistrohu
Qeshim
Asnjë përmbajtje e disponueshme për këtë term
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Ditari i Dritës

Intrigë erotiko-politike ne komitet

Ditari i Dritës / Dita e 10-të

Qeshim nga Qeshim
16 Shtator 2025
në Ditari i Dritës
Koha e Leximit: 3 min
786 33
0
Intrigë erotiko-politike ne komitet
230
SHARES
1.3k
SHIKIME
ShareWhatsapp
Mbrëmja kishte rënë mbi vilë si një pallto e rëndë prej betoni socialist. Kishte vetëm një dritë të ndezur: ajo e zyrës sime në Komitetin e Partisë .
Tryeza e gjatë prej druri, e lëmuar si faqe e rrafshuar e historisë, priste të hante fletë rezolutash e procese-verbalesh.
Njëri nga kuadrot – shoku Koço, shef i seksionit të kulturës – mbeti pas, me pretekst se duhej të më sillte statistikat mbi bibliotekat.
Në fakt, solli vetëm një dosje bosh, që u hap me zhurmë, si këmishë e grisur në mes të natës.
— Shoqe Sekretare, — tha ai me zë të butë, — Partia na mëson të jemi të lidhur me popullin. Por populli fillon nga ti…
U afrua. Barku i tij, i fryrë si depo e grurit të boshatisur, preku tavolinën. Duart i kishte të trasha, si lopata që hapin varrin e moralit proletar. Më zgjati një mollë të kuqe, e shëndritshme si simbol i mëkatit.
Ai mendonte se mollën po ma ofronte si dhuratë revolucionare, ndërsa unë e pashë si biletë hyrëse për një ferr personal. Buzët e tij të lagura shkëlqenin në dritën e llambës, si salçiçe me bulëza avulli në sobën e mensës së kooperativës.  Zemra më rrahu fort, më ngriti gjakun deri në atë pikë, sa busti i Leninit në qoshe filloi të më shikonte me xhelozi erotike. Epshi i tij ishte krimbi që gërryente mollën e socializmit.
Unë qesha me zë të ulët.
— “Shoku Koço, populli fillon nga unë, por nuk përfundon me ty. Unë do ju forcoj bindjen politike dhe do ta bëj aq të fortë, sa kur të ulni pantallonat, ta bëni me leje nga Partia.” – i thashë.
Ai u ul i turpëruar, dhe djersa i rridhte në faqe si përrua turpi, që nuk ka digë ideologjie për ta ndalur. Koço u shfaq në mbledhje me sy që shkëlqejnë… jo nga idealizmi, po nga epshi që ia ngatërron “linjën e Partisë” me vijën e këmbës sime. Ai nuk e puth dot dorën time, pasi do të raportojë direkt e në buzë, si një spiun i devotshëm i pasionit. Ai thotë se është gati të japë jetën për socializmin, por e para që e jep është ora e dorës, sapo hyn një fund i shkurtër në zyrë.
Ky ishte raporti që do dërgoj për shokun Koço në Komitetin Qendror nesër, ditën e Hënë.
Vijon…
Etiketa: Intrigëkomiteti qendror

GAZMORE

  • All
  • Gazmore
  • LOT
Lepuri
Gazmore

Lepuri që S’kishte Frikë nga Asnjë…

nga Qeshim
24 Shkurt, 2026
Gjirokastriti dhe vjehrri nga Labëria
Gazmore

Gjirokastriti dhe vjehrri nga Labëria

nga Qeshim
29 Tetor, 2025
Kur inteligjenca shitet me kile
Gazmore

Kur inteligjenca shitet me kile

nga Qeshim
22 Tetor, 2025
Shqiptar klasik në mërgim
Gazmore

Shqiptar klasik në mërgim

nga Qeshim
22 Tetor, 2025
Kur ta fut gruaja me spond
Gazmore

Kur ta fut gruaja me spond

nga Qeshim
21 Tetor, 2025
  • Kush jemi !
  • Reklama
  • Kontakto
  • Privatësia

© 2025 Qeshim - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Mirë se erdhët përsëri!

Identifikohu me Google
OSE

Hyni në llogari më poshtë

Harruat fjalëkalimin? Regjistrohu

Krijo një llogari të re!

Regjistrohu me Google
OSE

Plotësoni formularin më poshtë për t'u regjistruar

Të gjitha fushat janë të detyrueshme. Identifikohu

Rimerr fjalëkalimin tënd

Ju lutemi futni emrin e përdoruesit ose adresën e email-it për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist

Asnjë përmbajtje e disponueshme për këtë term
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • LOT
    • Gazmore
    • Meme
  • Kaos
    • Katastrofë
    • Debat
    • Stres
  • Alarm
    • Spiuni i Lagjes
  • Kujtimet e Kuqe
    • Ditari i Dritës
    • Zëri Pas Buzëkuqit
  • Video

© 2025 Qeshim - Të gjitha të drejtat e rezervuara