Horoskopi i datës 24 Korrik i është si ajo që lexon filxhan kafeje pa e parë as filxhanin — shumë fjalë pa kuptim, por ti vazhdon e beson!
Dashi – Do ndërtosh ëndrra të mëdha… por INUK-u do të prishë tendën. Kujdes: mos u hap shumë b*thësh, njerëzit po kërkojnë informatorë falas.
Demi – Sot do dëgjosh veten duke folur me veten. Madje do i japësh vetes dhe këshilla. Po problemi është se as ti s’e dëgjon veten
Binjakët – Do lexosh këtë horoskop dhe do thuash “çfarë budallallëku”… por prapë do mendosh për të gjithë ditën.
Gaforrja – Njerëzit do afrohen për ngrohtësinë tënde… por ti s’ke ngrohje qendrore.
Luani – Do jesh në qendër të vëmendjes – Një kujtim i vjetër do dalë përsëri… në formën e një borxhi të harruar që dikush s’e ka harruar. Suksese në jetë! Bëj si i/e fortë.
Virgjëresha – I/E virgjër do mbetesh prap. Një mesazh mund të vijë, por është gabimisht – donte të shkruante “Gani Elektriçisti”.
Peshorja – Po e mat mirë situatën… por peshorja është e prishur. Mos kërko drejtësi sot – është me leje vjetore.
Akrepi – Do hakmerresh – por nuk të mban xhepi për gjyq. Sot të pëlqen dikush… por është thjesht punonjës i OSHEE-së.
Shigjetari – Sot do fshish 4 numra nga telefoni vetëm sepse shkruajnë “Si jee beb?”
Bricjapi – Pse i lexon këto? Ti e di që je i lënduar edhe kur s’të ndodh asgjë. Sot do mbash inat për një ëndërr që e pe mbrëmë.
Ujori – Idetë e tua janë revolucionare – por askujt s’i plas. Mund të zbulosh një talent të ri sot: si të mbijetosh pa lek dhe me dinjitet (ose pa të dyja).
Peshqit – Do biesh në dashuri me dikë që i ka të gjitha… përveç dëshirës për ty.