Një plak merr në telefon të birin.
Dëgjo, – i thotë ai, – unë dhe jot ëmë po divorcohemi. Dyzet e pesë vjet mjerim janë të mjaftueshme.
– Divorcoheni? – bërtet djali. – O babë, çfarë po thua, ke pirë gjë?
– Nuk e shoh dot më, – ankohet plaku. Jam i lodhur nga fytyra e saj, nga zëri i saj. Telefono motrën tënde dhe i thuaj. Kaq. Pafshim.
– Djalin e kapi paniku. Telefonon menjëherë të motrën.
Ai nuk mund ta bëjë këtë gjë! As ajo! Nuk janë normalë…
Motra, e tërbuar, i thotë:
-Po divorcohen, si dreqin! Merr direkt në telefon të atin dhe i bërtet:
– Më dëgjo. Ti NUK do të divorcohesh. Mos telefono asnjë avokat. Mos paraqisni asnjë dokument. Më dëgjon? Unë dhe im vëlla do vijmë urgjent nesër me fluturimin e parë.
Plaku e lë telefonin me qetësi, iu drejtohet gruas së tij dhe buzëqesh:
– Lajm i mirë
. Të dy do të vijnë nesër që në mëngjes për Festat
dhe do ta paguajnë vetë biletën e avionit. 