Atë ditë, arrita të bëja 𝘇𝗯𝘂𝗹𝗶𝗺𝗶𝗻 𝗲 𝗺𝗮𝗱𝗵. Kisha gjithë javën që vrisja mendjen për të birin e Ritës, 𝗝𝗼𝘃𝗮𝗻𝗶𝗻. Porosia e 𝗣𝗮𝗿𝘁𝗶𝘀𝗲̈ dhe e shokut 𝗟𝗮𝘁𝗶𝗳, duhej kryer
Rita më kishte ftuar për drekë në 𝘃𝗶𝗹𝗲̈𝗻 𝗯𝘂𝘇𝗲̈ 𝗹𝗶𝗾𝗲𝗻𝗶𝘁 të Pogradecit. Në oborr kishte pemë plot qitro dhe 𝗾𝗲𝗿𝘀𝗵𝗶ç𝗸𝗮 𝘁ë 𝗸𝘂𝗾𝗲.
— Merri, shoqja Drita, nuk janë vetëm qershi. Janë 𝗳𝗿𝘂𝘁𝗶 𝗶 𝗱𝗮𝘀𝗵𝘂𝗿𝗶𝘀𝗲̈ 𝗽ë𝗿 𝗡ë𝗻ë𝗻 𝗣𝗮𝗿𝘁𝗶. — më tha.
U ulëm rrëzë qershisë dhe pimë një gurmaz raki fshati. Për drekë kishte gatuar 𝘁𝗵𝗲̈𝗹𝗹𝗲̈𝗻𝘇𝗮 .Pak më vonë hyri nusja, 𝗠𝗲𝗹𝗽𝗼𝗺𝗲𝗻𝗶. E telendisur, e zhgërryer në baltë, mezi merrte frymë.
— Ç’ke moj 𝗸𝗼𝗿𝗯ë, ç’të paska gjetur? – i thashë.
Më thanë se 𝗝𝗼𝘃𝗮𝗻𝗶 kishte notuar nga Pogradeci drejt 𝗢𝗵𝗿𝗶𝘁… Nusja kishte dashur ta ndiqte, por nuk ja kishte dalë dot.
— Edhe shkundu, se të paskan hyrë cironkat e gjolit në çdo vrimë. — i thashë.
Rita shpërtheu me fjalë të rënda:
— 𝗡𝗮 𝗹𝗮𝘁ë 𝗻𝗷𝗼𝗹𝗹ë𝗻 𝗲 𝘁𝘂𝗿𝗽𝗶𝘁 mbi familje dhe Partinë!
Unë raportova menjëherë në 𝗗𝗲𝗴ë𝗻 𝗲 𝗣𝘂𝗻ë𝘃𝗲̈ 𝘁ë 𝗕𝗿𝗲𝗻𝗱𝘀𝗵𝗺𝗲. Në mbrëmje erdhi edhe shoku 𝗟𝗮𝘁𝗶𝗳.
Ritën dhe Melpomenin i morëm me vete për t’i pyetur në 𝗗𝗲𝗴ë𝗻 𝗲 𝗞𝗼𝗿çë𝘀. Pas hetimeve zbuluam dhe arrestuam 𝗴𝗿𝘂𝗽𝗶𝗻 𝗮𝗿𝗺𝗶𝗾ë𝘀𝗼𝗿 të rrethit.
• 𝗥𝗶𝘁𝗮 u dërgua në ç𝗺𝗲𝗻𝗱𝗶𝗻ë𝗻 e burgut të Vlorës.
• 𝗠𝗲𝗹𝗽𝗼𝗺𝗲𝗻𝗶 në Rubik, për të punuar në 𝗺𝗶𝗻𝗶𝗲𝗿ë𝗻 𝗲 𝗯𝗮𝗸𝗿𝗶𝘁. Shpëtoi nga dënimi i rëndë, sepse pranoi të bëhej 𝗽𝗲𝗻𝘁𝗶𝘁𝗼.
• Edhe një burrë me emrin 𝗞𝗼ç𝗶, u arrestua atë natë, sepse po bënte plane për të ngritur në mes të qytetit një 𝗵𝗼𝘁𝗲𝗹 𝗽𝗮 𝗹𝗲𝗷𝗲.
Ndërsa 𝗝𝗼𝘃𝗮𝗻𝗶? Ai arriti të arratisej jashtë kufirit… për të mos u kthyer më kurrë në Shqipëri…