Mbrëmjen që shkoi, isha në Pogradec.
Më ftoi Nesti Shalëtymi, mësuesi i fiskulturës. Ishte shumë simpatik.
— Do vemi ne Turizmi
, kam përgatitur edhe një surprizë për ty, — më tha.
Hymë ne “Turizmi”. Aty ishin të gjithë djelmoshat e Gjolit
që nuk po m’i shkisnin sytë
.
U ulëm në tavolinën e cepit, kur ç’të shoh! Aty vjen dhe ulet në shoqërinë tonë Lasgush Poradeci —
poeti i famshëm.
Unë porosita një aranxhatë (se boza kishte mbaruar).
Nesti porositi konjak “Skënderbeu” ndërsa Lasgushi hapi torbën që kishte me vete dhe nxori disa
fiq.
— Unë ha vetëm fiqtë e bahçes sime, se kam frikë mos më helmojnë Maqedonsit. Të hedhin qimthin brenda ata, — më tha.
— Çfarë parfumi keni përdorur? — më pyeti Lasgushi.
—
Sapun Rrogozhine, — i thashë.
Aty qëndruam deri në mesnatë. U vonuam pak, sepse bashkë me Lasgushin thurëm edhe dy
poezi. Bisedat rridhnin: Nesri fliste për sportin, Lasgushi për poezinë, unë për partinë.
Më pas dolëm nga Turizmi për u kthyer në Korçë por autobuzi i fundit kishte ikur.
— Qëndrojmë te Turizmi sot nëse dëshiron! — më thotë Nesti.
Aty u zverdha, u bëra
limon. Nuk dija çfarë të bëja. Thashë me vete po ky!?
— Unë beqare jam por…
U mendova dhe pak dhe…
— Në asnjë mënyrë, — i thashë.
— Qëndrojmë me dhoma të ndara, — më tha.
Ma prishi mendjen. Rashë dakord dhe shkuam te recepsioni për të rezervuar dhomat.
Unë rezervova suitën me pamje nga liqeni, ndërsa Nesti Shalëtymi dhomën ngjitur.
Sapo hyra në dhomë, bëra një dush e më pas ndeza televizorin Lura
dhe po ndiqja lajmet: kishte rënë tërmet në Shkodër, duke shkaktuar viktima dhe dëmtime të mëdha.
Fatkeqësisht, 40 persona kishin humbën jetën
në Shkodër. Ishin dëmtuar dhe shumë
shtëpi e objekte social-kulturore.
Pas pak, ndjej që bie dera e suitës
.
— Kush është? — i thashë.
— Nesti, Nesti… Po shihja lajmet në TV dhe mora vesh që ka rënë tërmet i fortë, por më iku pamja sepse mu bë ekrani me
miza! – më tha.
— Hajde hyr e shohim bashkë, — i thashë.
Aty së bashku pamë lajmet nga
Tefta Radi… dhe “çrrënjosëm” nga zemrat tona dashurinë
dhe besnikërinë
për Partinë. Gjithashtu kuptuam që jo çdo gjë që tundet pas tërmetit janë paslëkundjet.