Hyra te Kafe Flora dhe u ula në një tavolinë në cep. Porosita një kafe turke, me shumë sheqer. Pas pak, hyri Latifi, i veshur me pantallona teritali dhe xhaketë të hollë gri.
— Mirëmëngjes, shoqja Drita. E ke lexuar “Dizenjatoren”? — më tha.
U shtanga. Kuptova që bëhej fjalë për dosjen.
— Po, e kam lexuar me kujdes. Për Atdheun jap edhe jetën. — i thashë.
Latifi u afrua dhe uli zërin:
— Në Korçë kemi disa kuadro partie e punonjës të brendshëm të dyshuar për lidhje me armikun. Partia ka vendosur të jesh ti që do i vëzhgosh. Do fillosh si Drejtoreshë e gjimnazit të qytetit. Në mbrëmje, takohehemi tek Hotel Dajti, do flasim për hollësitë.
Doli me mua deri te banesa, me Aro-n e tij që ecte butë si dyshek pambuku. Unë mendoja për Korçën, gjimnazin dhe misionin tim të ri.
⸻
Bëra një dush
(e mori vesh gjithë lagja nga era e vajgurit) dhe vesha fustanin me pala
. Poshtë pallatit më priste shoferi i Latifit.
— Jam shoferi i shokut Latif, — më tha buzagaz.
Tek Hotel Dajti, Latifi më priti në një tavolinë rrëzë murit.
— Drita, pas prezantimit në gjimnaz, do afrohesh me Jovanin, të birin e Sofikës. Do zbulojmë çdo lidhje me armiqtë.
— Rroftë Shqipëria! — i thashë.
Vijon…