Ka një tip vajzash që e thonë me theks francez:
“Unë jam ndryshe. Jam e veçantë. Nuk më kupton kush.”
Po kur sheh inbox-in e tyre, duket sikur e kanë kontratë me OneDrive: të njëjtën foto, të njëjtin “💋 thinking of you”, të njëjtën buzë, por 4 selfie me emra të ndryshëm sipër.
Unë s’jam xheloze.
Unë jam thjesht spektatore. Dhe si çdo spektator, dua ta di:
Në cilin rresht të dashurisë jeni sot?
Në atë që thotë “më mungon shpirt”, apo tek kapitulli “Ku do ta gjejmë lekët për këstin e apartamentit?”
E kam kuptuar që “të jesh ndryshe” sot do të thotë të mos puthësh në buzë – por në drejtime të ndryshme.
Një për burrin që të mban,
një për burrin që të do,
dhe dy për ato që i quan opsione rezerve.
Unë nuk jam ndryshe.
Unë jam e njëjta për të gjithë – por nuk jam e gatshme për askënd.