Kam dëgjuar vajza që thonë me krenari:
“Unë jam natyrale, s’kam bërë asgjë.”
Po zemër, atë buzën që të prek vetullën, ta ka dhënë natyra apo kirurgu me pikatore?
Sytë që të ndriçojnë si far në port – janë të trashëguar apo të sponsorizuar?
Unë s’jam kundër ndërhyrjeve – jam kundër hipokrizisë.
Nëse ke 7 ml acid, 3 konsultime te estetistja dhe 9 story në ditë që thonë “dashuria është e brendshme”, mos prit të të besoj.
Edhe printeri i zyrës ka më shumë natyralitet.
E dashur, të jesh vetvetja s’do të thotë të vish me pantallona të grisura dhe shpirt të varfër.
Do të thotë të pranosh që ke paguar për buzët dhe për jetën që s’ta jepte askush falas.
Unë?
Unë kam ndërhyrje vetëm te statuset. Dhe të gjitha janë goditje.
Sa per keto zarbat: Filtri u hoq… dhe realiteti kërkoi azil