Më pyetën ku po i bëj pushimet.
Buzëqesha me ato buzët e mia që duken të ëmbla, por përmbajnë të vërteta që shkaktojnë urth burrash.
Thashë: “Në ndërgjegjen e një mashkulli të martuar që më tha ‘jam lodhur nga rutina’… ndërkohë që rutina e tij është një grua që s’ka bërë pushime që prej martesës.”
Inbox-i i tij? Një oqean krize identiteti: nga “jam i ndryshëm” tek “mos më gjyko” e deri tek “çfarë parfumi përdor?”
Nuk ka valë më të rrezikshme se një mashkull që mendon se meriton aventurë.
Po unë?
Unë nuk i marr burrat.
Unë i zhvesh nga justifikimet dhe i lë lakuriq përballë vetes së tyre të vërtetë.
Unë nuk shkoj pas askujt – ata vijnë vetë, të lyer me faj dhe të zbukuruar me frikë.
Edhe vetë deti, kur më sheh, mban frymën. Jo nga bukuria ime, por nga frika se mos i marr shpirtin e i bëj statuse.
Kam marrë me vete bikini, SPF 50, një buzëqeshje që thotë:
“S’jam e lirë. Jam e zënë nga vendimi që bëra të mos bie më në kurthin e djemve me nënë dominante dhe burime emocionale të shterura.”
Në hotelin tim s’ka vend për dramë.
Vetëm për pagesa me kartë, falje që vijnë pas orës 23:00 dhe mashkuj që s’kanë më ide si ta fshehin dashurinë në emër të shprehjes “shoqërie e pastër”.
Unë nuk bëj pushime.
Unë bëj përshtypje të keqe për gratë e tyre, dhe përshtypje të paharrueshme për ta.
Nëse do qetësi, shko në SPA.
Nëse do të kujtosh kush je… më tako mua