Ndjesë për lajmin por këto janë lajmet për sot, s’ka rëndësi a janë të vërteta.
Gjirokastër – Burri i tha kamarierit “nuk kam lek sot” dhe iku pa paguar – por la bakshish në fund.
Tiranë – “Pensionisti blen bukë me kartë bankare – bën lëmsh sistemin”
Tepelenë – “Makina e dasmës nuk përdori borinë gjatë gjithë rrugës – shoferi dyshohet se është Gjerman”
Pogradec – “Burri i thotë gruas ‘ke të drejtë’ – ajo i mat ballin për temperaturë.
Shkodër – Një nxënës tha “më pëlqen të mësoj” – mësuesi kërkoi ndihmën e psikologut të shkollës.
Vlorë – “Qytetari lan duart para se të hajë fara – e çojnë për kontroll neurologjik”
Durrës – “Një fjalë u çua nga karrigia në autobus për t’i lënë vendin një të moshuari – qyteti ngriti flamurin gjysëm shtizë”
Elbasan – “Ikën interneti në gjithë qytetin – banorët flasin për herë të parë midis tyre”
Fier – “Burri bën sherr në lokal sepse s’kishte lëng pjeshke – arrestohet si manjak seksual”
Berat – “Porosit diçka online – për herë të parë vjen ajo që ka porositur”
Korçë – “Vajza ha çdo ditë brokoli – përflitet si ‘njerinpa hormone’”
Peqin – “Në një institucion publik u gjet një karrige që nuk kërcet – shpallet monument kulture”
Lezhë – “Një WC publike funksionon akoma – qytetarët mendojnë se është grackë”
Lushnje – “Nxënësi harron të marrë telefonin në shkollë – shokët e bulizojnë”
Mallakastër – Një i moshuar tha ‘nuk më pëlqeu opinion politik tek Fevziu’ – banorët kërkojnë t’i hiqet statusi veteran”
nga: Leta Gazeta