Bashki e dashur,
Shoferi im i urbanit apo ndoshta edhe të gjithe shoferët e urbanëve kane probleme të thella. A mund të na bëni me dije nëse janë në garë apo thjesht kanë një urrejtje personale ndaj frenave?
Çdo ditë përjetojmë 7 minuta adrenalinë, 3 herë tronditje në shtyllë, dhe ndonjë herë edhe ndonjë lodhje të qafës që kërkon fizioterapi.
Nuk po kërkoj një urban me sedilje që përkulen, thjesht një shofer që frenon para se të shohim jetën në slow-motion.
Në pritje të një udhëtimi pa trauma,
Një qytetar që mban zemrën në dorë në çdo kthesë