Elvana? Noizy? Ledri? Turp? Jo, krim kombëtar është! Në këtë vend, nëse thua “s’ma dha ndjesinë kjo këngë”, të trajtojnë sikur ke fyer flamurin. Duhet ta pëlqesh automatikisht – edhe nëse s’kupton asnjë fjalë nga teksti, mjafton që beat-i bën për story dhe që influenceri yt i preferuar ka bërë video duke pirë kafe me të në sfond.
Sot, kritika artistike quhet “urrejtje”, kurse “shije personale” do të thotë të kesh shijen e turmës. Se po pate opinion ndryshe, direkt të thonë: “O ti s’din ç’është muzika”. Po jo, thjesht dua të dëgjoj këngë që zgjat më shumë se një attention span i TikTok-ut.
👉 A jeni realisht fansa të këtyre artistëve, apo thjesht jeni peng i presionit social dhe algoritmit?
💬 Hajde ta shohim kush ka guxim të thotë: “Mua kjo këngë s’më pëlqeu” – pa u shndërruar në armik publik nr.1.