Lepuri po shkruante doktoraturën.
Kalon dhelpra dhe e pyet:
– Çfarë po bën, o lepur?
– Po shkruaj doktoraturën. Rasti i parë: “Si lepujt mund të hanë dhelprat”.
– Po kjo është marrëzi. S’ka shans të ndodhë!
– Hajde për darkë sonte dhe do ta shohësh vetë.
Të nesërmen në mëngjes, gjithë pylli sheh lëkurën e dhelprës të varur te dera e lepurit.
Kalon ujku dhe e pyet:
– Çfarë po shkruan tani o lepur?
– Rasti i dytë: “Si lepujt mund të hanë ujqërit”.
– Mos thuaj marrëzira. Me mua nuk ke shans.
– Hajde për darkë sonte dhe shikoje vetë.
Të nesërmen, edhe lëkura e ujkut ishte varur aty.
Pastaj e njëjta gjë ndodhi me rrëqebullin … dhe ariun …
Në fund, lepuri e mbron doktoraturën me sukses.
Në darkën e festës, luani i dehur i thotë:
– Të kam thënë, o lepur. S’ka rëndësi sa i fortë je. Rëndësi ka kë ke udhëheqës shkencor…