Një çift shqiptaremigrantësh sapo kishin mbërritur në Gjermani. Një ditë, gruaja i thotë burrit:
— Shko blej ca mish, po merre vetëm pjesë brinje!
Burri shkoi te kasapi, bleu mish, dhe kur u kthye, i tha me krenari:
— Ja pra, e shikon? Mora pjesë brinje!
Gruaja habitur:
— Po si u more vesh, se ti s’di asnjë fjalë gjermanisht?
Burri qeshi:
— E thjeshtë… ngrita kanatieren dhe i tregova pjesën e brinjëve!
Ajo e pa mishin, pastaj i tha me habi:
— Po sallam pse s’more?
Burri uli kokën dhe tha me ndershmëri legjendare:
— Më erdhi turp, për Zotin! 